Përmbytet anija me turistë në Danub, 7 të vdekur dhe 19 të zhukur

Publikuar tek: bota, më 07:07 30-05-2019 Përmbytet anija me turistë në Danub, 7 të vdekur dhe 19 të zhukur

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe 19 të tjerë janë zhdukur pasi një varkë u përmbyt në lumin Danub në kryeqytetin hungarez Budapest, njoftoi media shtetërore.

33 persona, kryesisht turistë nga Koreja e Jugut, ishin në bordin e anijes kur u godit nga një anije tjetër ndërsa u ankorua, tha agjensia e lajmeve MTI.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00 të orës lokale. Lumi Danub, një vend i vizituar nga turistët, ishte i rënduar për shkak të reshjeve të shumta.

Anija që u mbyt u identifikua si "Hableany", ose Mermaid. Anija ka dy kuverta dhe një kapacitet prej 45 personash, shkruan BBC, transmeton Newsbomb.al.

Ministria e jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi se 19 koreanë janë identifikuar të humbur dhe thanë se qeveria kishte planifikuar të dërgonte një ekip të zyrtarëve në Hungari.

Duke folur në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, një zëdhënës i agjencisë së udhëtimit, Lee Sang-moo, tha se të paktën një fëmijë ishte ndër të zhdukurit.

_107159404_mediaitem107158875.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070271492004395
array(1) { ["section"]=> string(71) "permbytet-anija-me-turiste-ne-danub-7-te-vdekur-dhe-19-te-zhukur-166226" }