Një 15 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në një ngjarje tronditëse të ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë së Durrësit, 15 vjeçari me inicialet A.K po kthehej në shtëpinë e tij në lagjen 17 në momentin që ka rënë në kontakt me energjinë pasi kabina elektrike ishte përmbytur nga rreshjet e shumta të shiut.
Rreshjet e shiut në Durrës kanë shkaktuar probleme të shumta edhe në lagje të tjera të qytetit duke shkaktuar përmbytje te zona e ish-Kënetës dhe Stacioni i Trenit.