Përmbytet miniera gjigante e diamanteve, zhduken minatorët

Publikuar tek: bota, më 08:44 05-08-2017 Përmbytet miniera gjigante e diamanteve, zhduken minatorët

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në Republikën Lindjes së Largët të Yakutia.

Si pasojë e përmbytjes në stacionin e pompimit të minierës së diamanteve në Alrosa, së paku 9 minatorë janë humbur, 141 minatorë fatmirësisht kanë shpëtuar, 2 prej tyre kanë pësuar dëmtime.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur dhe vendin e minatorëve që mbetën në minierë, por nuk kanë qenë në gjendje për t'i kontaktuar ata deri më tani, shkruan Russia Today.

 Më shumë se 80 forca të shpëtimit janë shpërndarë në minierë. Një tjetër skuadër shpëtimi dhe zhytjeje, që përbëhet nga 30 specialistë, do të arrijë në vendngjarje së bashku me kreun e EMERCOM, Vladimir Putschkov.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari më i “urryer” në Amerikë dënohet me burg nga gjykata
E mrekullueshme! Foshnja e sapolindur s’lëshon së përqafuari nënën (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011312007904053
array(1) { ["section"]=> string(63) "permbytet-miniera-gjigante-e-diamanteve-zhduken-minatoret-88312" }