Përmbytje e pazakontë në Stamboll, 1 i vdekur

Publikuar tek: bota, më 08:02 18-08-2019 Përmbytje e pazakontë në Stamboll, 1 i vdekur

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje masive në Stamboll ditën e djeshme. Për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa ka dëme të shumta materiale.

Disa akse rrugore u bllokuan, pasi uji i detit në ngushticën e Bosforit doli mbi asfalt, ndërsa në shumë rrugë të tjera uji përmbyti nënkalimet.

Trupi i një burri të pajetë u gjet në një nënkalim në Distriktin Unkapani.

Edhe nënkalimi për këmbësorë në sheshin Eminonu u përmbyt, duke shkaktuar dëme të mëdha për tregtarët.

Sipas mediave, po ashtu nga përmbytjet e mëdha u dëmtua edhe Pazari i Madh i Stambollit – një prej tregjeve të mbuluara më të vjetra në botë.

Përmbytjet zgjatën për rreth dy orë duke shkaktuar edhe ndërprerjen e transportit publik me anije.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071511268615723
array(1) { ["section"]=> string(51) "permbytje-e-pazakonte-ne-stamboll-1-i-vdekur-175657" }