Përmbytje në Iran, 18 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 08:06 26-03-2019 Përmbytje në Iran, 18 të vdekur

Së paku 18 njerëz vdiqën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e furishëm në provincën jugore të Iranit, Fars.

 

Përmbytjet në kryeqytetin provincial, Shiraz, lanë edhe 74 vetë të plagosur, tha Pirhossein Kolivand, udhëheqës i Shërbimeve Emergjente Mjekësore të Iranit, për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA.

Kolivand tha se tre fëmijë janë në mesin e të vdekurve në Shiraz.

Videot e postuara online tregojnë rrugë dhe makina të përmbytura dhe të dëmtuara.

Departamenti Meteorologjik i Iranit paralajmëroi për shira të furishëm në zona të ndryshme të vendit.

Televizioni shtetëror raportoi se disa provinca janë në gjendje gatishmërie për përmbytjet, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, i urdhëroi të gjithë guvernatorët e provincave dhe zyrtarë të tjerë të jenë të gatshëm për t'u marrë me përmbytjet.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010123014450073
array(1) { ["section"]=> string(37) "permbytje-ne-iran-18-te-vdekur-157899" }