Përmbytjet/ Bushati kërkon ndihmë nga Katari

Publikuar tek: aktualitet, më 17:47 07-02-2015 Përmbytjet/ Bushati kërkon ndihmë nga Katari

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ndodhet në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e 51-të të Sigurisë.

Bushati ka zhvilluar një takim dypalesh me homologun e tij nga Katari Khalid Bin Mohammad Al Attiyah, me të cilin kanë biseduar mbi bashkëpunimin dypalësh dhe mundësitë e intensifikimit të këtij bashkëpunimi kryesisht në fushën e ekonomisë dhe investimeve katareze në Shqipëri.

Ministri shqiptar ka njohur homologun e tij edhe me situatën e përmbytjeve që po kalon aktualisht vendi ynë, duke marrë mbështetjen e autoriteteve katareze për të ndihmuar në përballimin e situates.

Bushati është takuar gjithashtu edhe me ministren e Jashtme të Gjeorgjisë, Tamar Beruchashvili, si dhe me Asistent Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nexhi shkarkohet nga posti i drejtorit të Policisë së Shkodrës
Panik tek TEG, një person me armë brenda qendrës tregtare »
Article Logic
Execution time: 0.011345863342285
array(1) { ["section"]=> string(48) "permbytjet-bushati-kerkon-ndihme-nga-katari-2658" }