10 familje janë evakuuar pak minuta më parë në Tiranë pasi banesat e tyre rrezikohen të shemben nga prurrjet e shumta lumit Lana për shkak të shirave gjatë ditës së sotme.
4 familje janë evakuuar nga zona pranë “Urës së Babrroit” ndërsa 6 familje të tjera nga zona pranë “Urës së Institutit”. Për shkak të rreshjeve, zonat më problematike në Tiranë janë ajo nga “Ura e Institutit” në drejtim të Paskuqanit, Zona te “Kafja e Rremes” dhe banesat pranë lumit te “Ura e Babrroit”. Familjet janë kryesisht të komunitetit rom dhe janë transferuar në një vend të sigurtë.