Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.
Bushati dhe Hahn kanë biseduar për situatën në terren pas përmbytjeve që kanë përfshirë jugun e vendit. Komisioneri europian ka thënë se BE është gatshme të mbështesë Shqipërinë në këtë situatë të rëndë.
“Kam biseduar me Bushatin për situatën në terren pas përmbytjeve katastrofike. BE është e gatshme të mbështesë Shqipërinë”, ka thënë Hahn.