Përmbytjet në Venecia, mbyllet sheshi i famshëm i Shën Markut

Publikuar tek: bota, më 23:44 17-11-2019 Përmbytjet në Venecia, mbyllet sheshi i famshëm i Shën Markut Sheshi i Shen Markut ne Venecia

Përmbytjet e mëdha në Venecia kanë bërë që të mbyllet sheshi i famshëm i Shën Markut.

Ditën e sotme u bë me dije se niveli i ujit në Venecia arriti në 1.5 metra, pak më i ulët se niveli i regjistruar të martën prej 1.87 metrash që u bë shkak për përmbytjet më të rënda që ka përjetuar qyteti në pesëdhjetë vitet e fundit.

Venecia i famshëm për labirintet e kanaleve ujore përjeton shpesh përmbytje të mëdha nga baticat kryesisht gjatë sezonit të dimrit kur erërat e forta nxisin prurjet e ujit nga veriu i detit Adriatik.

Kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro, ka fajësuar lidhur me situatën gjithnjë e më të rëndë, ndryshimet klimatike. Ai dhe zyrtarë të tjerë kanë bërë thirrje për përfundimin sa më parë të një projekti të shtyrë prej kohësh, që lidhet me ndërtimin e pengesave në det të hapur.

Sistemi i mbrojtjes nga përmbytjet (MOSE), është vonuar edhe për shkak të tejkalimit të kostove të ndërtimit si dhe skandaleve të korrupsionit.

Përveç Venecias edhe qytete të tjera si Firence dhe Piza kanë pësuar përmbytje gjatë këtyre ditëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma Zgjedhore në Gjeorgji, mijëra protestues kërkojnë miratimin në Parlament
Shembet ura në Francë, një viktimë dhe 9 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.0084779262542725
array(1) { ["section"]=> string(67) "permbytjet-ne-venecia-mbyllet-sheshi-i-famshem-i-shen-markut-186244" }