Përmbytjet/Panariti: Blegtorët do të dëmshpërblehen nga shteti

Publikuar tek: aktualitet, më 14:20 05-02-2015 Përmbytjet/Panariti: Blegtorët do të dëmshpërblehen nga shteti Edmond Panariti

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka qenë sot për të inspektuar situatën e përmbytjeve në fshatrat e Fierit. Panariti ka siguruar që të gjithë blektorët do të dëmshpërblehen. “Blektorëve u garantova që çdo kokë do zhdëmtohet financiarisht, që të kthehen në numrin e tyre të mëparshëm por edhe t’i shtojnë ato. Deri tani janë dëmtuar 40 krerë lopë, 36 mijë krerë shpendë, disa koshere blete dhe derra”, tha nga Fieri Panariti.

Ai ka deklaruar prej andej se deri më tani janë shpërndarë 15 tonë ushqime për bagëtitë por njëkohëisht se janë marrë masat me groposojen e bagëtive. “ Kemi bërë sot disifektimin e  kafshëve dhe të terreneve që u bë groposja e tyre sipas standardeve të caktuara. Ndërkohë që kemi shpërndarë 15 tonë ushqime për bagëtitë e shpëtuara që kishin 72 orë pa ushqime me qëllim që të futen në ciklin e prodhimtarisë.Nga Kosova po vijnë edhe 100 tonë koncentrat hime.”, deklaroi Panariti.

Lidhur me argjinaturat e tokave bujqësore, ministry tha se ndërhyrjet në argjinatura do të bëhen në kohë të thatë. “Për disa është bërë forcimi me zhavorr dhe riparimi i argjinaturave të dëmtuara.”, përfundoi Panariti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma në Drejtësi/ Prokurori Llalla: Vendimet e gjykatave janë abuzive
Panarit: Priten rreshje të tjera, rreziku vazhdon »
Article Logic
Execution time: 0.013166189193726
array(1) { ["section"]=> string(66) "permbytjet-panariti-blegtoret-do-te-demshperblehen-nga-shteti-2425" }