Përmbytjet/ Peleshi: Kemi kërkuar ndihmën e BE

Publikuar tek: aktualitet, më 21:50 02-02-2015 Përmbytjet/ Peleshi: Kemi kërkuar ndihmën e BE

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë dalë në një konferencë për shtyp pas mbledhjes emergjente të qeverisë.

Duke e konsideruar situatën shumë kritike, Peleshi ka thënë se Shtabet e Emergjencës janë në gatishmëri të plotë dhe janë duke përballuar situatën kritike që është krijuar në jug të vendit si pasojë e përmbytjeve. Peleshi ka thënë gjithashtu se qeveria nëpërmjet ministrisë së Jashtme është vendosur në kontakt me Bashkimin Europian, ku ka kërkuar ndihmën e Komisioneve për Ndihmat Humanitare dhe Fqinjësisë së Mirë, në lidhje me situatën e krijuar në Shqipëri nga përmbytjet. Peleshi u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë dhe Forcat e Armatosura për evakuimin e tyre.

Panariti dhe Tahiri u janë bashkuar thirrjes së Peleshit për bashkëpunimin e qytetarëve me Shtabet e Emergjencave në mënyrë që të bëhet një evakuim sa më i shpejtë i tyre.

Ministrat kanë theksuar se sipas agjensive të meterologjisë në ditët në vijim pritet një përkeqësim i motit, por të gjitha strukturat e ngirtura janë në gatishmëri të plotë dhe do të përballojnë situatën.


Mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë pritet të bëhet sot në orën 20:30.

Shkak për këtë mbledhje është bërë moti i keq i ditëve të fundit i cili ka shkaktuar probleme në mbarë vendin si përmbytje në jug të vendit, bllokime rrugësh nga reshjet e dëborës në veri dhe lindje të vendit si dhe ndërprerje energjie duke vënë në rrezik jetët e banorëve dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kujdes nga virusi më i ri në “Facebook”
Policia: Në rrugën e Kombit të udhëtohet me zinxhirë »
Article Logic
Execution time: 0.0098109245300293
array(1) { ["section"]=> string(49) "permbytjet-peleshi-kemi-kerkuar-ndihmen-e-be-2163" }