Hidrocentrali në ndërtim në lumin Devoll ne fshatin Banjë është në rrezik nga përmbytjet. Shtëpitë dhe banesat që janë buzë luginës së lumit Devoll përvecse frikës së rrjedhës së lumit, po i frikësohen dhe alarmit që ka dhënë firma e kontraktuar.
Kompania “Devolli Hidropower” ka komunikuar tejmbushjen e digës aq sa vetëm 1 metër e gjysmë e ndan ujin nga buza e digës. Mësohet se kapaciteti i portës shkarkuese të digës është i vogël krahasuar me sasinë e ujit që sjell lumi.
Diga thuajse është plotësisht e mbushur dhe vetëm në orët e para të mëngjesit puntorët që menaxhojnë ndërtimin e ktij heci, kanë dhënë alarmin se nëse shirat vazhdojnë me këtë intensitet rrezikohet shpërthimi i saj. E vetmja shpresë për banorët dhe punonjësit e firmës është diga e dytë mbrojtëse që është ngritur poshtë luginës.
Heci i Banjës
Situata është në monitorim nga specialistët dhe nëse do jetë e nevojshme për të shpëtuar digën dhe kantierin e ndërtimit, do hapen dhe portat e tjera ujëshkarkuese. Kjo do ishte fatale për banorët e zonës që do gjendeshin nën furinë e ujit, që do i merte përpara.