Përmbytjet, tërhiqet uji në Darzezë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:35 05-02-2015 Përmbytjet, tërhiqet uji në Darzezë

Situata e përmbytjeve vazhdon të jetë e nderë në jug të vendit. Zonat e Vlorës dhe të Fierit janë dy nga më të prekurat, ku mësohet se vetëm në fshatin Darëzezë ka një përmirësim të situatës. Aty uji ka nisur të tërhiqet nga shtëpitë, duke ulur nivelin e përmbytjes. Por tokat vazhdojnë të jenë të përmbytura.

Por situata është kritike në Fitore, pasi lumi Vjosa ka dalë edhe më shumë nga shtrati si pasojë e shtimit të prurjeve të lumit Shushica në të. Gjendja mbetet po e njëjtë në Ferras.

Forcat e armatosura dhe prefekturat vazhdojnë të jenë në ndihmë të banorëve për pajisjen e tyre me ushqime e veshje. Në Vlorë deri më tani janë përmbytur 150 banesa, ndërsa në gjithë vendin përllogaritet se mbi  5 mijë hektarë janë përmbytur dhe 420 familje janë evakuar nga banesat e tyre të përfshira nga uji. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hiqeshin si punëtorë ndërtimi dhe vidhnin shtëpitë, arrestohen në Sarandë
Kamëz, granatë në derën e një banese »
Article Logic
Execution time: 0.013106107711792
array(1) { ["section"]=> string(39) "permbytjet-terhiqet-uji-ne-darzeze-2366" }