Përmendi Olsi Ramën dhe Vangjush Dakon, Rudina Xhunga përplaset me kryeministrin: Si s’ju vjen turp! Gazetarja: Është ofenduese për durrsakët

Publikuar tek: barometri, më 08:16 17-10-2018 Përmendi Olsi Ramën dhe Vangjush Dakon, Rudina Xhunga përplaset me kryeministrin: Si s’ju vjen turp! Gazetarja: Është ofenduese për durrsakët

Përmendi emrin e Vangjush Dakos dhe Olsi Ramës, duke thënë se i ka rezultuar nga “Facebook”-u që ndodhen pas kompanisë së basteve online “Bastarena”. Gazetarja Rudina Xhunga përballë Edi Ramës ka shpjeguar përse e përmendi emrin e kryebashkiakut të Durrësit.

 

“Më ka bërë përshtypje që autobusët e Durrësit janë mbushur me reklama të kompanisë së basteve online”, u shpreh gazetarja Xhunga në emisionin Dritare. Ndërsa kryeministrin Rama nuk e kanë mbajtur nervat dhe i është kthyer duke i thënë “si s’ju vjen turp. Është ofenduese të flisni me hamendje”.

Debati i plotë:

Rudina Xhunga: E mora përsipër të përmend emrin e Dakos, për shkak të mbushjes së autobusave me reklama të basteve të sportit.

Edi Rama: Po mirë mo, si s’ju vjen turp. Një gazetar nuk vjen në studio këtu dhe të marrë peng teleshikuesit.

Xhunga: Më kanë bërë përshtypje, i kam parë i kam bërë edhe lajm

Rama: Që të përmendësh njeriun duhet të kesh edhe fakte..

Rama: Ç’janë këto, është ofenduese për profesionin tuaj të flisni me hamendje

Xhunga: Jo është ofenduese për qytetarin që dirtaret e autobusëve të bllokohen me llojëra bixhozi

Rama: Reklamat i keni në të gjitha sajtet, i kishit edhe te Neës-i

Xhunga: Një vrasje në bllok, u bllokua gjithçka…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05798602104187
array(1) { ["section"]=> string(144) "permendi-olsi-ramen-dhe-vangjush-dakon-rudina-xhunga-perplaset-me-kryeministrin-si-s-ju-vjen-turp-gazetarja-eshte-ofenduese-per-durrsaket-138097" }