Përmirësim i madh i Shqipërisë në të bërit biznes, kjo është renditja për 2017-tën

Publikuar tek: ekonomi, më 18:33 25-10-2016 Përmirësim i madh i Shqipërisë në të bërit biznes, kjo është renditja për 2017-tën

Klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm në raport me vitet më parë si dhe me shtetet e rajonit. "Doing Business" e ka renditur Shqipërinë në vendin e 58 nga 190 shtete.

 Ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi pohon që ky raport e ka renditur Shqipërinë kaq lartë për shkak të përmirësimit të tre reformave kyçe që janë: Reforma për marrjen  lejeve të ndërtimit, reforma në marrjen e energjisë dhe në atë të pagesës së  taksave.

"Pak minuta me parë, Banka Botërore publikoi raportin e saj të përvitshëm "Të bësh biznes". Vendi ynë renditet i 58-ti nga 190 shtete që Banka Botërore vlerësoi këtë vit.

Ky është jo vetëm një përmirësim i dukshëm prej 32 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, por është njëkohësisht renditja dhe vlerësimi më i mirë që Shqipëria ka patur ndonjëherë, që nga viti 2003 kur ky raport u publikua për herë të parë nga Banka Botërore.

Gjithashtu raporti konfirmon rritjen cilësore të reformave të ndërmarra nga Qeveria për lehtësitë e të bërit biznes, duke nënvizuar se distanca e Shqipërisë ndaj praktikave më të mira, në të bërit biznes ka patur një përmirësim të dukshëm, duke u rritur nga 61.3 pikë në raportin e vitit  të kaluar  në 68.9 pikë në raportin e sivjetshëm. 

Vlerësimi i Bankës Botërore ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm sepse konfirmon që reformat e ndërmarra nga qeveria janë duke ecur në drejtimin e duhur, por çka është më e rëndësishme, sepse inkurajon investitorët e huaj për të ardhur në Shqipëri, pasi vendi ynë është miqësor ndaj sipërmarrësve të huaj dhe të bësh biznes tek neVLEN. 

Jane tre reformat e mëdha që kanë bëre të mundur këtë vlerësim kaq pozitiv, më të mirin që Shqipëria ka patur ndonjëherë. 

E para, reforma me thjeshtimin e dhënies së lejeve të ndërtimit.

Raporti thekson se në fushën e lejeve të ndërtimit, Shqipëria ka thjeshtësuar procedurat për marrjen e lejes dhe ka hartuar një rregullore të re për lejet e ndërtimit, duke përmirësuar renditjen në këtë indikator me 83 vende.

E dyta, reforma në  marrjen e energjisë dhe shpejtësinë e  lidhjes në  rrjet.

Në marrjen e energjisë, raporti nënvizon se efiçenca e procesit të marrjes së energjisë është përmirësuar. Raporti evidenton se, koha për marrjen e një lidhje të re energjie u shkurtua me 43 ditë, duke përmirësuar renditjen në këtë indikator me 6 vende.

E treta, reforma në pagesën e taksave.

Pagesa e taksave, sipas raportit “Te bësh biznes” është bërë më e shpejtë dhe e thjeshtë me fillimin e pagesës elektronike të taksave që nga 1 janari 2015. Koha  totale e pagesave u shkurtua me 96 orë. Renditja e Shqipërisë në këtë indikator është përmirësuar me 45 vende.

Për të qenë të sinqertë deri në fund, nga të gjithë indikatorët përmes të cilëve Banka Botërore vlerëson ekonomitë, i vetmi vendim i qeverisë Shqiptare që ka patur ndikim negativ në renditjen e Shqipërisë ka qenë ai për të skanuar në mënyrë të detyrueshme në dogana çdo mall që importohet ose eksportohet.

Vendim ky që ndonëse mund të ngadalësojë procedurat e eksport/importit është tejet i rëndësishëm në kushtet e debatit të sotëm për sigurinë e mallrave që importohen në vend, apo të debatit për importin e mbetjeve të riciklueshme,- tha Ekonomi, teksa falenderoi të gjithë kontribuesit, si institucionet shtetërore, organizatat e biznesit, partnerët ndërkombëtarë për kontributin e vazhdueshëm në mbështetjen e reformave që sollën përmirësimin cilësor në lehtësitë e të bërit biznes dhe mundësuan renditjen e Shqipërisë në pozicionin e 58-të për vitin 2017.

 ekonomi.png

 Shqipëria në raport me shtetet e tjera: 

 shqiperia.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024960041046143
array(1) { ["section"]=> string(87) "permiresim-i-madh-i-shqiperise-ne-te-berit-biznes-kjo-eshte-renditja-per-2017-ten-57367" }