Përndiqte adoleshenten 17 vjeçare, arrestohet në flagrancë burri 30 vite më i madh në moshë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:14 22-05-2017 Përndiqte adoleshenten 17 vjeçare, arrestohet në flagrancë burri 30 vite më i madh në moshë

Një 17 vjeçare në qytetin e Fierit përndiqej për një periudhë kohe të caktuar nga një burrë 30 vite më i madh në moshë.

Vajza me inicialet S.N. nuk e ka duruar më tej situatën dhe ka bërë denoncim në polici ndaj 47 vjeçarit Roland Vrapi.

Roland Vrapi ka rënë në prangat e policisë dhe mësohet se ishte i fiksuar pas vajzës.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Roland Vrapi, 47 vjeç, banues në Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetases S.N, 17 vjeçe, se në mënyrë të vazhdueshme përndiqet nga shtetasi i mësipërm.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekja” parashikuar nga Neni 121/a i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tym i zi në dalje të Tiranës, çfarë ka ndodhur? (FOTO)
Thyejnë shishe dhe qëllojnë me armë në mes të lokalit, policia arreston 3 persona (ZBARDHET E PLOTË NGJARJA) »
Article Logic
Execution time: 0.010952949523926
array(1) { ["section"]=> string(96) "perndiqte-adoleshenten-17-vjecare-arrestohet-ne-flagrance-burri-30-vite-me-i-madh-ne-moshe-79495" }