Përndiqte dhe kërcënonte kolegen, kush është gazetari i arrestuar nga policia (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:42 15-10-2019 Përndiqte dhe kërcënonte kolegen, kush është gazetari i arrestuar nga policia (EMRI-FOTO) Sadik Sejdinaj, gazetari i arrestuar

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i 26-vjeçarit, i cili u arrestua nga policia, pasi përndiqte dhe kërcënonte me mesazhe një gazetare.

Mësohet se i arrestuari është, Sadik Sejdinaj, ky i fundit ka përfunduar shkollimin e lartë në degën e gazetarisë dhe rezulton të ketë punuar në disa media online në vend.

Ndërkaq, Sejdinaj është vënë në pranga nga policia e Mallakastrës, pas denoncimit të bërë nga kolegia e tij gazetare, me inicialet A.T.

Sejdinaj është me origjinë nga Mallakastra, ndërsa pas arrestimit ndodhet në komisariatin nr.4 në Tiranë.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim:

S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.

Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039347887039185
array(1) { ["section"]=> string(93) "perndiqte-dhe-kercenonte-kolegen-kush-eshte-gazetari-i-arrestuar-nga-policia-emri-foto-182110" }