Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një grua.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Saba Shkoza, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi:
Më datë 24.02.2017, u arrestua shtetasi Saba Shkoza, 41 vjeç, banues në Tiranë, sepse shtetësja A. K., kallëzon se në orën 13:20, në rrugën "Beslidhja", pranë banesës së saj është përndjekur dhe ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.