Përndoqi ish-bashkëshorten, futbollisti Klodian Duro dënohet me burg

Publikuar tek: sport, më 11:36 27-07-2020 Përndoqi ish-bashkëshorten, futbollisti Klodian Duro dënohet me burg Klodian Duro

Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka dhënë vendimin për ish-lojtarin e Kombëtares, Klodian Duro.

43 vjeçari u shpall fajtor për përndjekje ndaj ish-bashkëshortes, ndërsa Gjykata e ka dënuar me 4 muaj burgim, kurse më herët ka qenë në arrest shtëpi.

Duro u shpall fajtor për dhunë në familje dhe veprime në kundërshtim me gjykatën. Duket se Duro ia ka hedhur paq, pasi në vendimin e gjyqtarit Arben Micko thuhet: “Përsa kohë ai ka qenë në arrest shtëpie, ky dënim I shuhet”.

Duro u denoncua nga ish-bashkëshortja përpara disa muajsh, e cila kërkoi ndihmën e forcave të rendit. Mësohet se Duro ishte divorcuar me partneren përpara disa kohësh, për shkak të mosmarrëveshjeve, ndërsa ajo kishte marrë urdhër mbrojtje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008418083190918
array(1) { ["section"]=> string(74) "perndoqi-ish-bashkeshorten-futbollisti-klodian-duro-denohet-me-burg-215102" }