Përparim Kabo 'shuplakë' politikës shqiptare: Boll u shtirët, jeni njësoj! Udhëhiqeni nga interesa dhe jo parime. Koha juaj mbaroi

Publikuar tek: politike, më 23:12 31-07-2020 Përparim Kabo 'shuplakë' politikës shqiptare: Boll u shtirët, jeni njësoj! Udhëhiqeni nga interesa dhe jo parime. Koha juaj mbaroi Përparim Kabo

Përparim Kabo foli me tone të ashpra ndaj politikës shqiptare, duke e cilësuar çdo parti dhe lider të njejtë, që shtiren sikur janë ndryshe dhe duan të mirën e qytetarëve.

I ftuar në një emsionin televiziv, profesor Kabo tha se të gjithë kanë vila, makina e sende të shtrenjta, por kjo nuk ua bën jetën më të lumtur.

Për Kabon, koha e atyre që janë në pushtet, por jo vetëm, ka mbaruar, pasi qytetarët nuk do i votojnë më.

“Lëreni politikën dhe fjalët, mos bëni sikur nxeheni, sikur keni probleme të mëdha parimore me njëri-tjetrin. Ju jeni njësoj, një prerje jeni. Madje këtë e keni provuar vetë me aleancat dhe marrëveshjet që keni bërë. Keni kërcyer nga e majta në të djathtë dhe nga e djathta në të djathtë pa ju dridhur qerpiku. Po nga ndryshon programi juaj, si qenka, një herë i majtë një herë i djathtë? Kjo tregon që partitë politike udhëhiqen nga interesa, jo nga vlera, jo nga parime.

Mendoj se jo vetëm qytetarët shqiptar, që tanimë e kanë humbur durimin, por të gjithë shqiptarët kudo që janë në të gjithë botën, duhet të përfshihen në votimin në Shqipëri. Zoti Majko në një studio televizive tha, tani mandatin e tretë do ta marrim për inerci, se njerëzit do të na votojnë prapë ne. Jo mor jo, ty të ka ikur koha me kohë, s’të voton më njeri ty. Për çfarë do të votojë ty? Ty edhe shokët e tu për çfarë duhet të votojë? Për borxhin e madh? Për deficitin buxhetor? Për çfarë duhet të votojë? Ikni një orë një sahat e më parë, misioni juaj mbaroi.

Nuk ua bën jetën të lumtur as vila as jahti, as luksi, as çantat gjashtë mijë euro të fëmijëve tuaj që s’kanë punuar asnjë ditë, nuk jua bëjnë jetën të lumtur. Mund t’jua bëjnë më luksoze por më të lumtur jo. Ky është një popull fisnik, që ka duruar shumë, por s’ka për të duruar më. E ardhmja është e tij, sepse demokracia është mënyrë e organizimit të shtetit, ku populli në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të lirë përfaqësohet përmes delegimit të sovranitetit. Demokracia nuk është vjedhje e sovranitetit për të pasur ti pushtetin autokratik, koha juaj ka mbaruar”, tha ai për Top Talk.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097248554229736
array(1) { ["section"]=> string(131) "perparim-kabo-shuplake-politikes-shqiptare-boll-u-shtiret-jeni-njesoj-udhehiqeni-nga-interesa-dhe-jo-parime-koha-juaj-mbaroi-215681" }