Përpiqet të mbrojë të ëmën nga përdhunuesi, theret me thikë djali 6-vjeçar nga Afrika

Publikuar tek: bota, më 10:39 19-08-2016 Përpiqet të mbrojë të ëmën nga përdhunuesi, theret me thikë djali 6-vjeçar nga Afrika

Një djalë gjashtë-vjeçar është goditur për vdekje me thikë duke u përpjekur të ndalonte një burrë në rrugë të përdhunonte nënën e tij.

Kutluano Garesape u ther nga përdhunuesi kur ai u përpoq të ndërhynte gjatë sulmit ndaj mamasë së tij rrugës për në shkollë në Northern Cape, Afrika e Jugut, raporton “The Independent”.

Nëna e tij, Segomotso Garesape, tha se, Kutluano dhe vëllai i tij tetë-vjeçar Thabiso kishin vendosur të ecin për në shkollë pasi kishin humbur autobusin.

Kur pothuajse kishin arritur në shkollë, kur një burrë “u shfaq nga hiçi” dhe e kapi nga shpatulla duke kërkuar të para.

Kur ajo nuk pranoi, ai u zemërua dhe filloi ta sulmonte duke e shtyrë më pas në tokë, raportoi “IOL News.”

Djali i saj ka reaguar dhe filloi ta godiste duke i thënë “Lëshoje mamin tim ajo është mami tim”, në një përpjekje për të shpëtuar atë.

Thabiso ishte i frikësuar, por Kutluano më mbrojti…sulmuesi filloi të më prekte dhe unë kuptova se ai donte të më përdhunonte në sy të fëmijëve të mi”, ka thënë e ëma.

Më pas sulmuesi i është kthye djalit 6-vjeçar dhe e ka goditur për vdekje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013236999511719
array(1) { ["section"]=> string(90) "perpiqet-te-mbroje-te-emen-nga-perdhunuesi-theret-me-thike-djali-6-vjecar-nga-afrika-50216" }