Përpiqet të ndihmojë të sëmurin autik, qëllohet nga policia

Publikuar tek: bota, më 19:41 21-07-2016

Një burrë i paarmatosur me ngjyrë nga Florida është qëlluar me armë zjarri nga policia edhe pse qëndronte i shtrirë në tokë me duart lart.

Ai po përpiqej të ndihmonte pacientin e tij autik. Terapisti Charles Kinsey është dërguar me urgjencë në spital, pasi është qëlluar tri herë në këmbë nga një polic i Miami, transmeton Telegrafi.

Gjatë një interviste dhënë WSVN-TV, Kinsey ka deklaruar se në ato momente ishte munduar ta qetësojë pacientin i cili ishte larguar nga qendra.

Pas disa orëve kërkime, ai kishte arritur ta gjente pacientin e ulur në mes të rrugës, duke luajtur me një kamion lodër. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raketa që mund të zhdukë shtete gjigande (FOTO)
Donald Trump u prish seriozisht qetësinë vendeve të Europës Lindore »
Article Logic
Execution time: 0.010048151016235
array(1) { ["section"]=> string(64) "perpiqet-te-ndihmoje-te-semurin-autik-qellohet-nga-policia-47343" }