Përpjekje për të bindur FRANCËN, HOLANDA ‘plas bombën’: ‘JO’ e qartë për Shqipërinë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:00 17-10-2019 Përpjekje për të bindur FRANCËN, HOLANDA ‘plas bombën’: ‘JO’ e qartë për Shqipërinë Kryeministri i Holandës Mark Rutte

Kryeministri holandez Mark Rutte u shpreh në mënyrë të prerë se nuk mund miratojë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Pas përfundimit të darkës me 28 liderët e BE-së në Bruksel, Rutte mbështeti nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shqipëria duhet të realizojë detyra të përcaktuara për të marrë ‘ok’-in.

‘’Ju e dini pozicionin tonë, për Shqipërinë është jo. Nuk ka avancime ose ndryshime. Shqipëria ka shumë detyra për të pëmbushur. Maqedonia e Veriut është në pozicion më të mirë. Parlamenti jonë ka dhënë një ‘jo’ të qartë për Shqipërinë’’, u shpreh para mediave sonte në mbrëmje kryeministri holandez Rutte.

Kujtojmë që edhe presidenti Francës Emmanuel Macron refuzoi haptazi sonte në mbrëmje hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në tregun e përbashkët europian. Gjermania dhe një pjesë e vendeve të tjera të BE-së po përpiqeshin të bindnin Francën për të ndryshuar qëndrim për Shqipërinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024346113204956
array(1) { ["section"]=> string(84) "perpjekje-per-te-bindur-francen-holanda-plas-bomben-jo-e-qarte-per-shqiperine-182511" }