Përplas kalimtarin dhe largohet nga vendngjarja, policia arreston shoferin (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:16 16-04-2017 Përplas kalimtarin dhe largohet nga vendngjarja, policia arreston shoferin (Foto)

Forcat e Policisë së Bulqizës kanë arrestuar shoferin e një mjeti i cili aksidentoi një 67 vjeçar që po ecte buzë rrugës, braktisi makinën dhe u largua nga vendngjarja.

Fatmirësisht kalimtari u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa uniformat blu arrestuan shoferin 30 vjeçar Aurel L..

Njoftimi:

Rreth orës 18.00 jemi njoftuar se në vendin e quajtur "Pishat", në Fushë Bulqizë, një mjet ka aksidentuar një shtetas.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se një mjet tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin J.D, rreth 67 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë,  i cili ka qenë duke ecur në anë të rrugës.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, ku pritet të transportohet me ambulancë  për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, por  jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetin tip "Benz",  pasi ka aksidentuar shtetasin J.D, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin dhe  kapjen e drejtuesit të mjetit  shtetasin Aurel. L,  30 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.

Drejtuesi i automjetit  është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu është bllokuar në cilësinë e provës materiale  edhe automjeti tip Benz me targa AA 295 OZ

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

erwet4ty4y45uk.jpg

ert345y4555uii.jpg

qwer345t34y5ui.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia shqiptare arreston të riun nga Kabuli, ja përse dyshohet
Nishani dekoron kardinalin Ernest Troshani me “Nder i Kombit” »
Article Logic
Execution time: 0.0096020698547363
array(1) { ["section"]=> string(84) "perplas-kalimtarin-dhe-largohet-nga-vendngjarja-policia-arreston-shoferin-foto-75388" }