Përplasen 3 makina në hyrje të Milotit, një nga dy të plagosurit në gjendje të rëndë, shkak parakalimi i gabuar

Publikuar tek: aktualitet, më 16:14 19-01-2020 Përplasen 3 makina në hyrje të Milotit, një nga dy të plagosurit në gjendje të rëndë, shkak parakalimi i gabuar Foto ilustruese

Një aksident ku janë përplasur 3 makina njëkohësisht ka ndodhur pak më parë në hyrje të Rrugës së Kombit në Milot.

 Mësohet se kanë mbetur 2 persona të plagosur dhe aksidenti ka ardhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Nga përplasja një prej të plagosurve ka marrë plagë të mëdha dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Laçit ku po marrin dhe ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti i trefishtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.06210994720459
array(1) { ["section"]=> string(116) "perplasen-3-makina-ne-hyrje-te-milotit-nje-nga-dy-te-plagosurit-ne-gjendje-te-rende-shkak-parakalimi-i-gabuar-192516" }