Foto ilustruese
Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Vlorë, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën Levan-Vlorë pranë fshatit Novoselë.
Nga informacionet e para mësohet se janë plagosur 3 persona, ku njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje të rëndë.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe në rrugë.
Policia në vendngjarje vijon hetimet.