Një aksident ka ndodhur para disa minutash në autostradën Tiranë-Durrës.
Gjashtë makina janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Gërdecit ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima apo të plagosur veç dëmeve materiale. Policia ka shkuar me urgjencë në vendgjarje dhe po heton shkaqet ndërsa trafiku paraqitet i rënduar si pasojë e akisdentit.