Përplasen dy “Benza” në Bulqizë, plagosen burrë e grua, me urgjencë drejt Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 09:45 15-09-2019 Përplasen dy “Benza” në Bulqizë, plagosen burrë e grua, me urgjencë drejt Tiranës Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Godvi të Bulqizës.

Mësohet se nga përplasja e dy makinave tip “Benz”, kanë mbetur të plagosur dy persona, burrë e grua.

Të plagosurit me iniciale D.J dhe L.J janë transportuar për në spital drejt Tiranës dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Bulqizë/ Njoftimi i policisë:

Në fshatin Godvi, janë përplasur dy automjete, tip 'benz' me drejtues shtetasin D.J, dhe automjeti tip 'ford', me drejtues shtetasin Xh.D.

Për pasojë janë lënduar dhe janë transportuar për në spital drejt Tiranës shtetasi D.J dhe L.J (burrë dhe grua), jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072369575500488
array(1) { ["section"]=> string(84) "perplasen-dy-benza-ne-bulqize-plagosen-burre-e-grua-me-urgjence-drejt-tiranes-178492" }