Përplasen dy makina në Itali, plagosen rëndë 4 shqiptarë, në gjendje kritike fëmija 6-vjeçar

Publikuar tek: aktualitet, më 16:45 29-12-2018 Përplasen dy makina në Itali, plagosen rëndë 4 shqiptarë, në gjendje kritike fëmija 6-vjeçar

Një familje shqiptare ka pësuar një aksident mëngjesin e sotëm në Itali.

Dy makina janë përplasur rreth orës 9:15 përgjatë rrugës Prati, në komunën Santorso dhe si pasojë raportohet se kanë mbetur të plagosur rëndë tre shqiptarët.

Burrë e grua janë shtruar në spitalin San Bortolo të Vicenzas dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat italiane raportojnë se fëmija e tyre 6-vjeçar është transportuar me urgjencë me helikopter në Verona.

Shqiptari 48-vjeçar prej kohësh jetonte në Santorso së bashku me gruan e djalin.

Ndërkohë që ka mbetur i plagosur edhe shoferi i makinës tjetër, i cili është gjithashtu shqiptar, por që banonte në Piovene.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022964954376221
array(1) { ["section"]=> string(97) "perplasen-dy-makina-ne-itali-plagosen-rende-4-shqiptare-ne-gjendje-kritike-femija-6-vjecar-146949" }