Një aksident është regjistruar në qytetin e Durrësit.
Dy shofere femra janë përplasur me automjetet e tyre, përkatësisht tip “Fiat” dhe “Wolksvagen”.
Fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk është dëmtuar, ndërsa fill pas përplasjes kanë dalë nga makina dhe janë konfliktuar me njëra-tjetrën në tentativë për të sqaruar se “kush e kishte fajin”për këtë aksident nga ku u dëmtuan vetëm makinat.
Policia është njoftuar dhe po heton për shkaqet edhe pse paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit tip “Fiat” ka qenë ajo që ka shkaktuar aksidentin.