Përplasen dy tragete në Durrës, shkak era e fortë: Raportohet për dëme

Publikuar tek: aktualitet, më 22:10 26-02-2020 Përplasen dy tragete në Durrës, shkak era e fortë: Raportohet për dëme Foto ilustruese

Dy tragete janë përplasur mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, njëri prej trageteve ka qenë i ankoruar në Port ndërsa trageti tjetër ishte duke dalë dhe për shkak të erës së fortë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme të shumta materiale. Tragetet ishin të linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.

Ndërkohë, dje Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se më datë 26, 27 dhe 28 shkurt do të ketë mot të përkeqësuar. Në njoftim bëhet thirrje që gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtarin në Port, të marrin masat për sigurimin e mjeteve lundurese.

‘Bregdeti ynë do të përfshihet ne daten 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse nē datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpjetësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m.Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar.

Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese’, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Durrësi nuk gjen qetësi, lëkundje tërmeti pak minuta më parë
Tragjike, 58-vjeçari në Pogradec gjendet i varur në banesën e tij »
Article Logic
Execution time: 0.008903980255127
array(1) { ["section"]=> string(75) "perplasen-dy-tragete-ne-durres-shkak-era-e-forte-raportohet-per-deme-196571" }