Përplasen dy yje në qiell, e pabesueshme ajo që ndodh në univers diktohet edhe në Tokë

Publikuar tek: bota, më 16:21 16-10-2017 Përplasen dy yje në qiell, e pabesueshme ajo që ndodh në univers diktohet edhe në Tokë

Dy yje me dendësi tepër të lartë janë përplasur me njëri-tjetrin në thellësi të hapësirës duke shpërndarë tej metale të çmuara si ar, platin dhe uran, kanë bërë me dije shkencëtarët.

Ky event i rrallë ka ndodhur 140 vite drite larg dhe është konsideruar nga shkencëtarët si “një kapitull i ri në astrofizikë”, raporton newsbomb.al, si dhe konfirmim të teorive për origjinën e yjeve neutron.

Shpërthimi i fuqishëm tronditi ‘pëlhurën’ e universit duke lëshuar valë gravitacionale të cilat u diktuan në Tokë.

Shkencëtarët vetëm sa e ‘dëgjuan’ fenomenin duke matur vibrimet në hapësirë-kohë, ndërsa përdorën edhe dy satelitë nga toka dhe një teleskop për të parë dritën dhe rrezatimin që rridhte nga topi i zjarrtë i quajtur ndryshe kilonova.

Të dhënat e grumbulluara nga monitorimi i këtij eventi, sidomos diktimi i valëve gravitacionale që në të kaluarën janë diktuar vetëm 4 herë dhe në një distancë të largët prej më shumë se 1 miliard vite drite larg, po analizohen nga shkencëtarët që e kanë cilësuar si “një thesar dhe kapitull të ri për astrofizikën”. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarre masive në Spanjë dhe Portugali, 31 të vdekur
Ndërron jetë aktori i madh i "Game of Thrones" »
Article Logic
Execution time: 0.011840105056763
array(1) { ["section"]=> string(91) "perplasen-dy-yje-ne-qiell-e-pabesueshme-ajo-qe-ndodh-ne-univers-diktohet-edhe-ne-toke-96087" }