Janë të pakta eventet sportive që mbartin kaq pasion dhe ankth sa ndeshja Real Madrid-Barcelona ku perplasen dy gjigandët e Spanjës.
Sot është pikërisht dita ku spanjollët e panumërt përfshihen nga entuziazmi i kësaj ngjarje, duke mbrojtur ngjyrat e preferuara.
Përgjatë dekadës së fundit, kur në Madrid vijon epoka e “galaktikëve” ndërsa Barça ka dominuar për shumë kohë futbollin europian, një numër i madh kampionësh të futbollit janë përplasur me njëri-tjetrin.
Këtu mund të përmenden Roberto Carlos, Fabio Cannavaro dhe Zinedine Zidane, mes kryesorëve të “Los Blancos”, si dhe Ronaldinho apo yjet e Spanjës, kampione e botës në 2010-n: Xavi, Iniesta e Pique.
Real Madrid-Barcelona janë përplasur për herë të parë në vitin 1902, një ndeshje e fituar 3-1 nga katalanasit. Ndërsa ndeshja e parë për kampionat regjistrohet në 1928-n.