Përplasen keq dy automjete, në vendngjarje Zamira Rami, ndalon makinën dhe njofton ambulancën

Publikuar tek: aktualitet, më 15:54 18-03-2017 Përplasen keq dy automjete, në vendngjarje Zamira Rami, ndalon makinën dhe njofton ambulancën Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit” në Gjirokastër ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur dy persona.

Një prej automjeteve ka përfunduar në kanal ndërsa në këtë moment, mëson newsbomb.al, ka rastisur edhe kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami. Rami ka ndaluar makinën dhe me të parë dy të plagosurit ka njoftuar policinë dhe ambulancën. Dyshohet se dy makinat po udhëtonin në të njëjtin kah drejtimi kur janë përplasur por për fat të mirë nuk raportohet për viktima.

Pasi ka dhënë dëshminë e saj për policinë, raporton newsbomb.al, kryebashkiakja është lënë e lirë të vazhdojë rrugëtimin e saj ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është 35 vjeçari, babai i tre fëmijëve që shkoi të shuante sherrin e nipit por gjeti vdekjen në lokalin e Tiranës
Politologu i njohur nxjerr ‘bllof’ ministrin e LSI: I vjedh citatin Merkel në bisedimet me Trump »
Article Logic
Execution time: 0.012022972106934
array(1) { ["section"]=> string(97) "perplasen-keq-dy-automjete-ne-vendngjarje-zamira-rami-ndalon-makinen-dhe-njofton-ambulancen-72366" }