Përplasen ministrat në Budva, Bushati: Jemi krah Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 16:07 30-11-2018 Përplasen ministrat në Budva, Bushati: Jemi krah Kosovës

Punimet e ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor nuk kanë qenë dhe aq të qeta.

Ka qene ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar një ndryshim të vogël në deklaratën e përbashkët të ministrave të ËB6.

Ky propozim nuk është pritur aq mirë nga ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës, Igor Crnadak, dhe përfaqësuesi serb në takim.

Burime nga takimi bëjnë me dije se kërkesa e Pacollit për respekt të ndërsjellë për Kosovën është mbështetur nga homologu shqiptar, Ditmir Bushati.

Mësohet se ministri i jashtëm shqiptarr ka kërkuar një vendimmarrje duke bërë thirrje për kompromis.

Debati ka vijuar dhe më tej, teksa ministri i Jashtëm shqiptar ka këmbëngulur se fakti që drejtuesit politikë kanë rënë dakord mbi gjuhën e përgjithshme të deklaratës, nuk përjashton askënd të fusë ide të reja.

Burime brenda takimit bëjnë të ditur se ministri shqiptar ka qenë mjaft i prerë.

“Nëse për Serbinë e Bosnjen përbën problem futja e respektit të ndërsjellë në zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s, atëherë Shqipëria qëndron në krahë të Kosovës dhe nuk pajtohet me asnjë deklaratë tjetër", mësohet të ketë thënë Bushati.

Takimi i Budvës së ËB6 i përfundoi punimet duke dalë me një tekst të përbashkët, tekst për të cilin nga pala shqiptare u insistua që të miratohej me konsensus pas kundërshtimit të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës për të pranuar ndryshimet e propozuara nga Kosov

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074160099029541
array(1) { ["section"]=> string(61) "perplasen-ministrat-ne-budva-bushati-jemi-krah-kosoves-143456" }