Përplaset autobusi, 35 të vdekur në Medinë të Arabisë Saudite

Publikuar tek: bota, më 14:44 17-10-2019 Përplaset autobusi, 35 të vdekur në Medinë të Arabisë Saudite

35 persona kanë gjetur vdekjen dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas përplasjes së autobuzit me të cilin po udhëtonin, pranë qytetit të Medinës në perëndim të Arabisë Saudite.

Mediat e vendit raportuan se, autobusi u përplas me një "automjet të rëndë" në Qendrën al-Akhal dje në orën 19:00 (16:00 lokale).

Pasagjerët ishin arabë dhe aziatikë, të cilët raportohet se po udhëtonin nga Medina për në Mekë për një pelegrinazh.

Kombësitë e tyre nuk dihen ende, por kryeministri i vendit, Narendra Modi, tha se ishte i “alarmuar” nga ky lajm. 

Katër të mbijetuarit e këtij aksidenti, janë dërguar menjëherë në Sptalin Al-Hamna në Medina, ndërkohë që autoritetet Saudite kanë nisur hetimet në lidhje më këtë incident.

Gazeta “Okaz”, raportoi se pasagjerët të cilët ndodheshin në autobus po ndiqinin rrugën më të shkurtër të pelegrinazhit, e quajtur ndryshe si Umra.

Vitin e shkuar, katër pelegrinë britanikë të cilët morën përsipër Umrën mbetën të vdekur dhe 12 të tjerë u plagosën, teksa autobusi me të cilin po udhëtonin u godit nga një depozitë karburanti.

Gjithashtu, gjashtë britanikë të tjerë gjetën vdekjen në 2017, kur minibusi i tyre u rrëzua pas shpërthimit të gomave gjatë rrugës nga Meka për në Medine.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013278007507324
array(1) { ["section"]=> string(67) "perplaset-autobusi-35-te-vdekur-ne-medine-te-arabise-saudite-182444" }