Një automjët është aksidentuar gjatë natës së mbrëmshme dhe për pasojë janë plagosur 3 persona. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë gjatë natës pranë urës së Tapizës.
Sipas të dhënave paraprake, mendohet se mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës, duke rënë më pas disa metra poshtë në breg të lumit.
Në makinë udhëtonin 3 persona, të clët janë plagosur. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.