Përplaset luftanija amerikane me një naftëmbajtëse, zhduken 10 marinarë

Publikuar tek: bota, më 07:58 21-08-2017 Përplaset luftanija amerikane me një naftëmbajtëse, zhduken 10 marinarë

Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se 10 marinarë konsiderohen të zhdukur, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur, pasi një luftanije është përplasur mëngjesin e sotëm me një anije-cisternë në pjesën lindore të Singaporit.

Raportet e para të Marinës së Shteteve të Bashkuara lajmëruan se anija John S. McCain ka pësuar dëme

dhe theksohej  se kërkimi dhe përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë në koordinim me autoritetet lokale.

Më pas Marina tha se luftanija, USS John S. McCain, u përplas me anijen-cisternë të naftës, Alnic MC, në orët e para të mëngjesit.

Ky është incidenti i dytë në të cilin përfshihet një luftanije amerikane gjatë dy muajve të fundit në Paqësor.

Më 17 qershor shtatë marinarë humbën jetën kur luftanija, USS Fitzerald, dhe një anije transportuese, u ndeshën në Detin e Japonisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamje të rralla, si vallëzojnë në mënyrë të sinkronizuar 1,069 robotë duke vendosur rekordin e ri Guinnes
Tjetër alarm për sulm terrorist në Barcelonë, gjendet çanta e braktisur »
Article Logic
Execution time: 0.011250019073486
array(1) { ["section"]=> string(76) "perplaset-luftanija-amerikane-me-nje-naftembajtese-zhduken-10-marinare-89696" }