Një 50-vjeçar është përplasur nga furgoni në Fushë-Krujë mëngjesin e sotëm. Mësohet se i aksidentuari është në gjendje shumë kritike për jetën.
Fatmirësisht shoferi i furgonit që e ka përplasur ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë, duke e transportuar menjëherë në spital.
Ndjekja e të aksidentuarit po bëhet nga mjekët e spitalit të Traumës në kryeqytet.
Mjekët nuk japin ende ndonjë detaj në lidhje me gjendjen aktuale të 50-vjeçarit, përveç faktit se vazhdon që të jetë në gjendje kritike nëse do t’I mbijetojë përplasjes.