Në Klos të Matit ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 5 vjeç.
Fëmija ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur për vdekje nga një automjet. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë ndalimin e drejtuesit të mjetit dhe po vijon me kryerjen e hetimeve për zbardhjen e këtij aksidenti vdekjeprurës i dyti sot në Shqipëri. Nuk dihen ende identitetet e fëmijës që ka humbur jetën dhe drejtuesit të automjetit.