Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve ka ndodhur në Tepelenë para pak minutash.
Një furgon është përplasur me një kamion në zonën poshtë Kalasë në tepelenë duke lënë të pajetë drejtuesin e kamionit. Bëhet fjalë për Hysen Memën, i cili nuk ka mundur të mbijetojë. Në furgonin tip"Ford" i linjës Tepelenë-Memaliaj ndodheshin 6 persona të cilët janë plagosur dhe mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Kamioni ishte ngarkuar me inerte për mirëmbajtjen e rrugës. Ndërkaq, policia dhe ambulancat kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje.
Foto nga vendngjarja