Përplaset pedagogu i Ekonomikut në Korçë, ‘Benzi’ futet poshtë kamionit (Emri-Pamje nga vendngjarja)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:54 16-09-2019 Përplaset pedagogu i Ekonomikut në Korçë, ‘Benzi’ futet poshtë kamionit (Emri-Pamje nga vendngjarja) Aksidenti ne Korce-Bilisht, mjeti Mercedes Benz i pedagogun nen gomat e kamionit

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç.

Mësohet se një mjet tip Mercedes Benz është përplasur me një kamion, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i “Benzit”, shtetasi Koço Nasto. I plagosur ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve pasi ka marrë plagë të shumta në trup si pasojë e futjes së mjetit nën rimorkion e kamionit.

Bëhet me dije se Koço Nasto është pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Korçës. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë - Informacion paraprak.

Më datë 16.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip kamion me drejtues shtetasin O.H, me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.N, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme dhe po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

30b22200-4dde-43a1-8bf1-153630f936b9.jpg2a23dceb-46f9-4508-bdd9-1c5315a5c477.jpgd5bde0fb-be22-460d-a2d3-414b65591c60.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03446888923645
array(1) { ["section"]=> string(102) "perplaset-pedagogu-i-ekonomikut-ne-korce-benzi-futet-poshte-kamionit-emri-pamje-nga-vendngjarja-178705" }