Përplaset për vdekje një 16-vjeçar në Kamëz, arrestohet shoferi

Publikuar tek: aktualitet, më 23:45 18-09-2019 Përplaset për vdekje një 16-vjeçar në Kamëz, arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një djali të mitur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Laknas-Bërxull.

Mësohet se një makinë tip "Benz" që po udhëtonte me shpejtësi të madhe ka goditur një djalë të mitur teksa po lëvizte me biçikletë.

16 vjeçari me iniciale 'O.Ç' ka ndërruar jetë, ndërkohë pak më parë policia ka arrestuar shoferin e makinës që shkaktoi aksidentin A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ka shkuar grup hetimor të cilët po punojnë për të zbuluar detajet dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Newbomb.al ka siguruar foton e 16 vjeçarit që ka ndërruar jetë:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073108673095703
array(1) { ["section"]=> string(74) "perplaset-per-vdekje-nje-16-vjecar-ne-kamez-arrestohet-shoferi-foto-178953" }