Policia e Tiranës ka publikuar videon e arrestimit të 22 vjeçarit, shofer i mjetit “Range Rover” që përplasi një kalimtar në Kodër Kamëz.
Në video duket momenti kur efektivët e policisë gjejnë në çantën e shtetasit E. Gj lëndë të dyshuar narkotike ndërsa në makinë duket një shishe vodka. Pasi përplasi kalimtarin nën efektin e alkoolit, ai u largua nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë.