Përplasi me makinë këmbësoren dhe u largua, sa burg rrezikon të bëjë Ilda Bejleri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:42 13-02-2020 Përplasi me makinë këmbësoren dhe u largua, sa burg rrezikon të bëjë Ilda Bejleri Ilda Bejleri

Policia ka zbardhur akuzat që rëndojnë mbi moderatoren Ilda Bejleri e cila ka përplasur me makinë ditën e djeshme 63 vjeçarja Elketa Gjuzi në zonën e Myslym Shyrit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Polica bën me dije se Ilda Bejleri është shoqëruar dhe marrë në pyetje pasi mbi të rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nëse këto akuza rezultojnë në vërteta për Ildën, sipas nenit të kodit penal moderatorja rrezikon të dënohet me gjobë ose me 1 vit burg.

“Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”, thuhet në një nen të kodit penal.

63 vjeçarja Elketa Gjuzi ka folur nga spitali dhe ka thënë se është aksidentuar pikërisht nga moderatorja, e cila pasi e ka hedhur 2 metra larg është larguar duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi.

“Më ka hedhur 2 metra larg me makinë pastaj më tha pse këtu kalohet” ka rrëfyer gruaja nga “Nënë Tereza” ku po merr mjekim pasi ka thyer këmbën dhe siç raportohet, do i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërkaq, Ilda përmes një reagimi në story ka thënë se nuk mban përgjegjësi ‘për njerëzit që rrëzohen në rrugë’ duke shtuar më tej ‘home sëeet home’ si për të hedhur poshtë zërat se ndodhet në komisariat, e shoqëruar nga policia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018922090530396
array(1) { ["section"]=> string(87) "perplasi-me-makine-kembesoren-dhe-u-largua-sa-burg-rrezikon-te-beje-ilda-bejleri-195081" }