Tre ditë pas aksidentit ku një makinë përplasi një motoçikletë dhe aksidentoi një 51-vjeçar, porlicia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.
Burime zyrtare të polociisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi:
- Mitad Resulaj, 55 vjeç, banues në Sarandë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtesas dyshohet se është autorë i ngjarjes së ndodhur më datë 11.02.2017, ku në aksin rrugor Sarandë-Butrint, një automjet i paidentifikuar për momentin, goditi motoçikletën "Tiama" me drejtues shtetasin M.K., 51 vjeç, banues në Ksamil dhe u largua nga vendi i ngjarjes, duke e dëmtuar këtë të fundit në këmbë.
Nga hetimet e mëtejshme, Policia e Sarandës identifikoi mjetit dhe rezultoi se i përket shtetasit të mësipërm, duke bërë kështu të mundur kapjen dhe arrestimin e tij për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".
Policia ka bllokuar gjithashtu mjetin me të cilin është kryer aksidenti, tip BMV, me targë AA 373 AT.