Përplasi për vdekje 14-vjeçarin që po shëtiste me të ëmën, arrestohet pas 24 orësh shqiptari

Publikuar tek: rajon, më 10:06 13-05-2020 Përplasi për vdekje 14-vjeçarin që po shëtiste me të ëmën, arrestohet pas 24 orësh shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e djeshme ku një makinë ka përplasur për vdekje një fëmijë 14 vjeç, i cili po shëtiste me nënën.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një shqiptar 53 vjeç. Personi në fjalë ka përplasur një 14 vjeçar në rrugën Xylokerizas-Examilion, ne Korintho dhe është larguar nga vendngjarja.

Shqiptari po drejtonte mjetin taxi, kur përplasi 14-vjeçarin dhe nënën e tij. Nga përplasja e rëndë 14 vjecari ka humbur jetën, ndërsa nëna ka mbetur e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia helene bëri të mundur arrestimin e 53 vjeçarit, ndërsa ditën e sotme ai do të dalë përpara trupit gjykues, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Serbia merr vendimin e rëndësishëm: Rihap kufijtë për shtetasit e rajonit nga 1 qershori
»
Article Logic
Execution time: 0.012196779251099
array(1) { ["section"]=> string(98) "perplasi-per-vdekje-14-vjecarin-qe-po-shetiste-me-te-emen-arrestohet-pas-24-oresh-shqiptari-206209" }