Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën 'arrest me burg' për 22 vjeçarin, Daniel Brahollari.
I riu tre ditë më parë përplasi për vdekje dy gra, nuse e vjehrrë në zonën e ish Kënetës në qytetin bregdetar.
Sipas policisë, 22-vjeçari po lëvizte me mjetin e tij tej normave të lejuara. Ndërsa sot në gjykatë është diskutuar se shkak i aksidentit ka qenë edhe mungesa e sinjalistikës horizontale e vertikale si edhe mungesa e ndriçimit.
Tre ditë më parë Bukurie Cufaj, 56 vjeçe dhe nusja e djalit të saj, Sabije Cufaj 38 vjeçe kanë qenë duke zbritur nga autobusi që i merrte nga rrobaqepësia, kur janë përplasur nga një automjet tip "BMË" që drejtohej nga 22-vjeçari, ku për pasojë humbën jetën.