Përplasi për vdekje 25-vjeçarin dhe u largua nga vendgjarja, arrestohet shoferi në Prrenjas

Publikuar tek: aktualitet, më 13:49 11-07-2020 Përplasi për vdekje 25-vjeçarin dhe u largua nga vendgjarja, arrestohet shoferi në Prrenjas Ilustruese

Pas aksidentit në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, i cili rezultoi fatal për një 25 vjeçar ditën e djeshme, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili u largua nga vendngjarja pas aksidentit.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A.H., 28 vjeç, i cili duke drejtuar mjetin tip "Audi", humbi kontrollin dhe për pasojë aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin M.K., 25 vjeç.

Njoftimi policisë:

Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme ku në aksin rrugor  Prrenjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, duke  drejtuar mjetin tip "Audi", humbi kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë  aksidentoi me pasojë  vdekjen shtetasin M.K., 25 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin A.H., për veprat penale: "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor " dhe " Largim nga vëndi i aksidentit"

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010341882705688
array(1) { ["section"]=> string(97) "perplasi-per-vdekje-25-vjecarin-dhe-u-largua-nga-vendgjarja-arrestohet-shoferi-ne-prrenjas-213541" }