Një 22 vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi mbrëmjen e djeshme ka përplasur për vdekje 48 vjeçarin Pajtim Gjyli, në fshatin Buçimas.
Sipas njoftimit, është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasi E. J., 22 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.